Inter mëson çmimin e Alexis Sanchez-it

14:00 | 16 Korrik 2020
Arbresh Info

Manchester United ka informuar Inter-in se do konsiderojnë mundësinë e shitjes së Alexis Sanchez për 20 milionë euro.

Sanchez është në formë të mirë te “Neurazurët”, duke shënuar një gol dhe dhënë pesë asistime, në shtatë paraqitje që nga rikthimi i pandemisë, transmeton portali arbresh.info.

Sipas Gazzetta dello Sport, 31-vjeçari ka bërë mjaftueshëm që të mbetet te gjiganti italian.

Sidoqoftë, “Djajtë e Kuq” nuk do e lejojnë vazhdimin e huazimit, por do e shesin vetëm për 20 milionë euro.

Nëse kiliani nuk e kompleton transferimin te Inter-i, atëherë ai do jetë me gjigantin italian në Evropa Ligë./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme