Inter-i është kualifikuar në gjysmëfinale të Evropa Ligës me fitoren ndaj Bayer Leverkusen.
Skuadra e drejtuar nga Antonio Conte fitoi me rezultat të ngushtë 2 – 1, shkruan portali arbresh.info.
Ishte Barella që ndryshoi shifrat në minutën e 15-të pasi iu kthye topi dhe me një goditje të bukur dërgoi topin në rrjetë.
Pas gjashtë minutave Lukaku dyfishoi shifrat duke shënuar gol mjaftë të bukur.
Ndërsa, pas tre minutave ishte ylli i mysafirëve Kai Havertz që pas asistimit të Volland u gjend para portierit dhe lehtësisht ngushtoi rezultatin.
Gjatë pjesës së dytë të dy skuadrat provuan të gjejnë rrugën drejt golit, por assesi nuk ia dolën.
Inter-i në gjysmëfinale do takohet me fituesin e ndeshjes Shakhtar Donetsk – Basel./arbresh.info.
https://twitter.com/interworldwide_/status/1292914011902603264
https://twitter.com/Yusuf_A_J/status/1292917510795337734
https://twitter.com/ricky91730734/status/1292918011742105600
Yamal: Nuk ka rëndësi kush është në finale, ne duam titullin
Deklaratat e Trump për Groenlandën, OKB: Sovraniteti dhe int...
Mbi 1.5 milion njerëz mbesin pa energji elektrike në Kalifor...
Gjesti fut dy produksionet në “sherr”- BBVK paralajmëruan se...
Napoli interesohet për Zhegrovën, mirëpo Lille nuk e lëshon ...
Katër thasë me monedha ari dhe argjendi gjenden të fshehura ...