Google ADS

Inter me përmbysje mposhtë Torino-n, ngritët në pozitën e dytë

23:37 | 13 Korrik 2020
Arbresh Info

Inter ka arkëtuar tri pikë shumë të rëndësishme në shtëpi ndaj Torino-s.

Skuadra e Antonio Conte-s në “San Siro” mposhti Torino-n me rezultat 3 – 1, shkruan portali arbresh.info.

Një gabim trashanik nga Handanovic, bëri që Andre Belotti të shënoi duke i kaluar mysafirët në epërsi, rezultat me të cilin përfundoi pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, “Neurazurët” përmbysen rezultatin, ishte Ashley Young që në minutën e 48-të pas pasimit të Martinez, me vollei barazoi shifrat.

Pas tre minutave ishte Diego Godin që kaloi vendasit për herë të parë në epërsi, kurse fitoren e vulosi Lautaro Martinez në minutën e 61-të.

Pas kësaj fitore Inter ngritët në pozitën e dytë me 68 pikë, tetë me pak se lideri Juventus, kurse Torino renditët në pozitën e 16-të me 34 pikë./arbresh.info.

https://twitter.com/wilnoticias/status/1282779548308967425

https://twitter.com/InterClubMX/status/1282781056261779457

https://twitter.com/elfamosogadin/status/1282781262084739075

https://twitter.com/SportsferaMx/status/1282788059667247104

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme