Transferimi i Luka Modric te Interi është më shumë se një ëndërr dhe pikërisht për këtë arsye, zikaltrit hoqën dorë nga afrimi i Vidal, që përfundoi më pas te Barcelona.
Mediat italiane dhe spanjolle vijojnë të sjellin informacione kontradiktore për këtë çështje, por më afër reales duket ajo çfarë ka raportuar “AS”, në edicionin informativ online.
Supas të përditshmes madrilene, më 8 gusht do të jetë dita e të vërtetës, pasi do të vendoset përfundimisht e ardhmja e kapitenit të Kroacisë.
Pikërisht në këtë datë, Modric do të takohet me Perez dhe do të diskutojnë për rinovimin e kontratës, me kroatin që ka kërkuar zgjatjen e saj edhe për dy sezone të tjera.
Pas një Botërori si protagonist, kroati duket i bindur të zgjasë karrierën e tij dhe nëse këtë nuk ia ofron Reali, do t’i kërkojë Perezit largimin për te Interi.
Nga ana tjetër, zikaltrit kanë marrë miratimin e Suning për të orfuar 15 milionë euro për huazimin këtë sezon dhe 25 të tjera për blerjen verën e ardhshme, për një operacion total prej 40 milionë eurosh.
Nga ana tjetër, për Modric është gati një kontratë 4-vjeçare, me rreth 10.5 milionë euro në sezon, aq sa fiton aktualisht te Reali.
Gjithsesi, nëse Interi nuk ia del të sjellë në Milano yllin e Realit, Spalletti ka dhënë miratimin për të rikthyer mesfushorin e Barcelonës, Rafinha./Top Channel/
Limaj: 14 vjet kam kaluar në procese gjyqësore, s’ka qenë e ...
“Plumb në kokë për ty”, kërcënohet me jetë zëvendëskryeminis...
Zelensky: Thirrjet për armëpushim me Rusinë janë të rreziksh...
Ana: Nuk kam hy për të fituar çmimin, por për t’i hapur një ...
Tri herë i nominuar, Mevlani zbulon arsyen pse
Hezbollahu lëshon raketa në bazën detare në veri të Izraelit