Google ADS

Inter kthen sytë kah ylli i Juventus-it, shqyrtohet mundësia e shkëmbimit me Icardi-n

23:08 | 12 Prill 2020
Arbresh Info

Inter është duke provuar të transferojë sulmuesin e Juventus-it, Juan Cuadrado.

Thuhet se trajneri, Antonio Conte është admirues i madh i kolumbianit, andaj dëshiron ta sjellë në “San Siro”, transmeton portali arbresh.info.

Juventus është i hapur për ta shitur, por në këmbim është duke kërkuar sulmuesin, Mauro Icardi që momentalisht është huazim te PSG.

Nëse gjiganti francez vendos të mos e aktivizojë mundësinë e blerjes në fund të sezonit, atëherë ekziston mundësia që të ndodh ky shkëmbim.

Mirëpo, thuhet se “Neurazurët” kërkojnë edhe se paku 50 milionë euro shtesë për të ndodhur ky shkëmbim./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme