Inter-i ndoshta nuk e ka të sigurt se Antonio Conte do qëndrojë në stol, mirëpo janë afër transferimit të yllit të Brescia-s, Sandro Tonali për 35 milionë euro.
Conte është ndarë i palumtur me humbjen ndaj Sevilla-s në finalen e Evropa Ligës dhe thuhet se ka kërkuar të largohet nga klubi, transmeton portali arbresh.info.
Max Allegri shihet si pasuesi, ndërsa Inter-i është duke vazhduar me përforcimin e skuadrës.
Sipas La Gazzetta dello Sport, Inter dhe Bresica kanë arritur marrëveshje për Tonali-n, i cili do kaloi në “San Siro” në formë huazimi me obligim blerje për 35 milionë euro.
Thuhet se Tonali është rikthyer nga pushimet vetëm që të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare.
Aty ai do bashkohet me bashkëlojtarin te Kombëtarja e Italisë, Nicolo Barella.
20-vjeçari ka arritur që të bëjë tri paraqitje për Italinë, pavarësisht moshës së re./arbresh.info.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...