Google ADS

Inter-i rivalizon PSG-në për transferimin e Dele Alli-s

10:01 | 22 Shtator 2020
Arbresh Info

Inter-i është skuadra më e fundit e interesuar për shërbimet e mesfushorit të Tottenham-it, Dele Alli.

E ardhmja e anglezit mbetet në dyshime që nga arritja e transferimit së sulmuesit Gareth Bale, transmeton portali arbresh.info.

Kampioni francez PSG, është duke provuar ta transferojë 24-vjeçarin dhe është në bisedime me agjentët e lojtarit.

Mirëpo, sipas Daily Mail, edhe Inter-i do e rivalizojë PSG-në për Alli-n.

Trajneri Antonio Conte është admirues i madh i ish yllit të Mk Dons, të cilin e ka vëzhguar nga afër sa ishe në stolin e Chelsea-s.

Gjiganti anglez kërkon së paku 35 milionë euro për Alli, por do e lejojnë edhe të largohet në formë huazimi./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme