Inter i hapur për shitjen e Godin-it, por Lyon nuk mund t’i paguajë kërkesat e lojtarit

13:26 | 14 Qershor 2020
Arbresh Info

Inter është i hapur për shitjen e kapitenit Diego Godin, vetëm pas një sezoni, por Lyon nuk mund t’i paguajë pagesën e lojtarit.

Sipas raportimeve të shumta, Lyon ka shprehur interesim për 33-vjeçarin, transmeton portali arbresh.info.

Uruguaiani iu bashkua “Neurazurëve” si agjent i lirë nga Atletico Madrid, por dështoi të impresionojë.

Godin ka qëndruar shumicën e ndeshjeve në stol pas Alessandro Bastoni, kurse fiton rreth 5 milionë euro për vit plus bonuset, andaj Inter është i lumtur për ta lejuar të largohet.

Kjo pagesë është problem për Lyon dhe ata e kanë bërë me dije se nuk mund ta paguajnë këtë vlerë.

Sidoqoftë, e ardhmja varet nga Godin, i cili do t’i duhet të pranojë zvogëlimit të pagesës ose të provojë të hyjë në formacionin e Antonio Conte-s./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme