Drejtuesit e Interit kanë nisur negociatat me mbrojtësin e Chelsea, Emerson Palmeri, raportojnë mediet italiane.
‘Blutë’ janë të gatshëm të shesin mbrojtësin italian, me Frank Lampard që po shikon të forcojë atë pozicion, përcjell lajmi.net.
Në anën tjetër, Conte vazhdon të insistojë për një lojtarë të krahut të majtë, teksa i njeh mjaft mirë kualitetet e Emerson, pasi ishte ai që kishte transferuar atë në ‘Stamford Bridge’, derisa drejtonte skuadrën e Chelseas.
Sipas informacioneve të fundit, Inter kanë ofruar 20 milionë euro për Emerson.
Por, thuhet se Chelsea po vazhdon të kërkojë së paku 25 milionë.
Emerson këtë sezon në Premierligë ka regjistruar 14 paraqitje.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...