Inter-Godin, detajet e kontratës së mundshme

12:02 | 7 Janar 2019
Arbresh.info

Në Italini janë të bindur se Diego Godin i ka dhënë fjalën Interit se do t’iu bashkohet në verën e 2019.

Teksa mediat në Spanjë vazhdojnë të raportojnë se nuk ka marrëveshje mes mbrojtësit nga Uruguai dhe klubit italian, Sky Sport shkon edhe më larg duke publikuar shifrat e mundshme të kontratës së tij me zikaltirt, transmeton Telegrafi.

Mbrojtësi i Atletico Madridit në Milano pritet të fitojë në vit gjashtë milionë euro, 4.5 milionë do t’i ketë të garantuara të tjerat në formë të bonuseve.

Nga muaji i ardhshëm Godin do të jetë lojtar i lirë dhe pas testeve mjekësore do të diskutohen detajet e fundit.

Nga ky transferim edhe agjenti i lojtarit prite të fitojë së paku pesë milionë euro.

Për 32-vjeçarin kishte shfaqur interesim të madh edhe Manchester Unitdit në afatet e fundit kalimtare, por lojtari kishte preferuar qëndrimin në Madrid.

Përvoja e tij do të ishte e nevojshme te zikaltirt, objektivi i të cilëve është të kthehen në majat e futbollit italian dhe evropian.

https://www.youtube.com/watch?v=qf0DiXomlD4

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme