Inter është i gatshëm t’ia plotësojë dëshirën Barcelonës për transferimin e sulmuesit, Lautaro Martinez, por në këmbim kërkon Antoine Griezmann.
Sipas Gazzetta dello Sport, “Neurazurët” e duan francezin, andaj do e shkëmbejnë me argjentinasin.
Klauzola e lirimit të Lautaro-s është 111 milionë euro, ndërsa e Griezmann 120 milionë euro, kështu që ky shkëmbim mund të ndodh.
Inter është në pritje të përgjigjes së Barcelonës për të filluar negociatat, por thuhet se gjiganti katalunas nuk e dëshiron një shkëmbim të tillë.
Barcelona shpreson që Griezmann ta shkëmbejë me Neymar./arbresh.info.
“Kam 90 për qind gjasa që s’do mbijetoj”, zbardhet biseda te...
Gjesti rrëfen në detaje se çfarë u bë shkak i ndarjes me Xhe...
Rritet çmimi i gazit dhe elektricitetit në Britani/ Inflacio...
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla