Google ADS

Inter gati kontratën e re për talentin 17-vjeçar

19:42 | 4 Maj 2020
Arbresh Info

Inter dëshiron ta blindojë në “San Siro”, talentin Sebastiano Esposito.

17-vjeçarit i skadon kontrata në vitin 2022, por “Neurazurët” nuk duan të presin aq gjatë dhe të rrezikojnë ta humbin të ndonjë skuadër e madhe, andaj duan rinovimin, transmeton portali arbresh.info.

Sipas Calciomercato, Inter ka përgatitur kontratën e re, mirëpo do pres derisa pandemia e koronavirusit të mbarojë.

Kujtojmë që Esposito bëri debutimin për Inter në Ligën e Kampionëve në fitoren ndaj Borussia Dortmund (2-0).

Italiani gjatë këtij sezoni ka bërë 10 paraqitje në të gjitha garat duke shënuar një gol./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme