Inter e do Lionel Messi-n në sezonin e ardhshëm

17:27 | 8 Prill 2020
Arbresh Info

Inter është duke punuar për të transferuar në verë sulmuesin e Barcelonë-s, Lionel Messi.

Sipas TNT, “Neurazurët” janë të gatshëm të nisin negociatat për transferimin e mundshëm të argjentinasit, transmeton portali arbresh.info.

Një transferim i tillë do të rikthejë rivalitetin e madh të 32-vjeçarit me Cristiano Ronaldo-n që në verë të vitit 2018 u transferua te Juventus.

Messi ka vetëm një vit kontratë me Barcelonën, por ka të drejtën për tu larguar në verë si lojtar i lirë.

Thuhet se Messi ka një ofertë nga Newell’s Old Boys nga Argjentina, skuadër që gjashtë herë fituesi i Topit të Artë ka luajtur kur ishte fëmijë./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme