Arkadiusz Milik do të largohet gjatë afatit kalimtar të janarit nga janari.
Sulmuesi polak nuk është duke bërë pjesë në planet e trajnerit Gattuso, pasi ai nuk pranoi vazhdimin e kontratës.
Napoli është gati ta shes atë në janar në mënyrë që mos ta humbas me parametra zero afatin kalimtar të verës.
Kësisoj mediat italiane kanë raportuar se në garë për sulmuesin polak është futur skuadra tjetër nga Serie A, Inter.
Në këtë situatë kërkon të përfitojë Interi, që i ka ofruar Napolit shkëmbimin e polakut Milik me mesfushorin uruguaian Matias Vecino.
Ky i fundit nuk bën pjesë në planet e Contes, por vlerësohet shumë nga Gattuso, që e kërkoi edhe gjatë verës së kaluar.
Nga ky operacion të dy klubet do të dilnin të fituara, pasi Interi do të afronte një sulmues cilësor, që mund të zëvendësojë si Lukakun, ashtu edhe Lautaron, ndërsa Napoli do të afronte një mesfushor me eksperiencë në kampionatin italian.
Drita për t’u rikthyer te fitoret, Feronikeli ’74 për befasi...
Sara vazhdon të mendojë se pëlqimi i Fitimit ndaj saj nuk ës...
Rama shpërndan titujt e pronësisë për shtëpitë e trashëguara...
Murati tregon se kur pritet t’i ekzekutojnë nga 100 euro për...
“Nuk dua që me dal prej një darke i lumtur, e nesër përsëri ...
Qeveria ndan nga 100 euro për pensionistë e fëmijë