Inter dëshiron mesfushorin e United

10:39 | 17 Dhjetor 2019
Arbresh Info

Inter dëshiron të transferojë mesfushorin e Manchester United, Nemanja Matic në afatin dimëror.

Serbi është duke kaluar sezon të vështirë me “Djajtë e Kuq” pasi ka bërë vetëm tri paraqitje nën urdhrat e trajnerit Ole Gunnar Solskjaer.

Sipas The Telegraph, “Neurazurët” janë duke shpresuar ta transferojnë në afatin e janarit, transmeton portali arbresh.info.

Antonio Conte e ka stërvitur Matic në Chelsea dhe dëshiron një ribashkim me këtë të fundit.

Tjetër mesfushorë i lidhur me Interin është mesfushori i Barcelonës, Ivan Rakitic.

Gjiganti italian gjatë afatit veror ka transferuar dy lojtarë nga United, sulmuesit Romelu Lukaku dhe Alexis Sanchez./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme