Inter ka bërë hapin e parë për të transferuar mesfushorin e Brescia-s, Sandro Tonali.
20-vjeçari ka impresionuar të gjithë këtë sezon duke shënuar një gol dhe kontribuar me pesë asistime në 24 paraqitje, ndërsa duke parë përformancat cilësohet si një ndër talentët e së ardhmes, transmeton portali arbresh.info.
Sipas Calciomercato, Inter i kanë ofruar italianit kontratë pesëvjeçare me vlerë dy milionë euro për sezon plus bonuset.
Thuhet gjithashtu se nëse Tonali pranon, atëherë “Neurazurët” do e paguajnë kartonin prej 50 milionë euro të Brescia.
Mirëpo, mbetet e paqartë nëse Tonali është i bindur, ngase gjithashtu kërkohet nga AC Milan dhe Juventus.
Inter ka propozuar edhe mundësinë e huazimit me mundësi blerje për 40 milionë euro në fund të sezonit, por oferta nuk e ka bindur klubin italian./arbresh.info.
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...