Inter bën ofertën e parë për Eriksen, por Conte e do Vidal

12:16 | 7 Janar 2020
Arbresh Info

Inter ka bërë ofertën e parë për mesfushorin e Tottenham, Christian Eriksen.

Eriksenit i skadon kontrata në fund të sezonit dhe ka refuzuar disa herë kontratën e re nga klubi, transmeton portali arbresh.info.

Danezi është i lirë për të nënshkruar kontratë paraprake me ndonjë klub tjetër, pastaj të transferohet si lojtar i lirë në fund të sezonit.

Sipas Daily Mirror, Inter i ka ofruar Spurs 20 milionë euro, por problemi qëndron te trajneri Antonio Conte.

Tekniku italian e sheh mesfushorin e Barcelonës, Arturo Vidal më të nevojshëm se danezi në “San Siro”.

Në ditët e ardhshme mbetet të shihet se cili nga mesfushorët do transferohet te “Neurazurët”./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme