Raportimet e fundit nga Italia sugjerojnë se Interi ështe duke përgatitur një ofertë në drejtim të Club Brugges për reprezentuesin kanadez, Tajon Buchanan.
Kanadezi është një lojtar të cilin Interi e ka përcjellur tash e sa kohë, duke filluar që nga Kupa e Botës në Katar vitin e kaluar.
Marrëdhëniet e mira që kanë ndërtuar dy palët gjatë bisedimeve është njëra nga arsyet kryesore pse lojtari është i hapur për një kalim në “San Siro”.
Ai raportohet se ka vendosur që të mos e zgjasë kontratën e tij aktuale me Bruggen, e cila skadon në verën e vitit 2025.
Buchanan nuk ishte përfshirë në ekipin e Brugge që mposhti me rezultat të thellë 6-1 RWDM në elitën e futbollit belg të premten.
Calciomercato raporton se Brugge e vlerëson kartonin e Buchanan në regjionin e 12-13 milionë eurove, për shkak të situatës së tij me kontratë, sidoqoftë Inter beson se mund të arrijnë një marrëveshje me kosto më të ulët.
Duke marrë parasysh këtë, Interi mund të tentojë që të arrijë një marrëveshje në formë huazimi për 1-2 milionë euro, me opsionin e blerjes që do të bëhej obligativ, në rast se të gjitha kushtet e marrëveshjes plotësohen.
Kujtojmë që Interi po synon transferimin e Buchanan për të plotësuar boshllëkun e Juan Cuadrados, i cili po përballet me lëndime./Telegrafi/
Shqipëria pranohet si Vëzhguese në Rrjetin Evropian të Admin...
Kush do të largohet e kush “rikthehet”? Sonte ju pret një pr...
Kosovarët pa viza edhe në Tajvan
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...