Inter ka arritur marrëveshje me portierin Samir Handanovic, për ta rinovuar kontratën edhe me shumë se viti 2021.
Sipas Corriere dello Sport, “Neurazurët” nuk duan ta humbasin sllovakun, i cili ka bërë punë të shkëlqyer në vitet e kaluara, transmeton portali arbresh.info.
Kontrata momentale e sllovakut skadon verën e ardhshme, por sa më shpejtë të jetë e mundur do rinovohet.
Thuhet se Handanovic dëshiron të qëndrojë në “San Siro” për të thyer rekordin e Walter Zenga që ka bërë 328 paraqitje në portën e Inter.
Handanovic ka arritur të bëjë 279 paraqitje, mirëpo nëse ky sezon do të vazhdojë atëherë 35-vjeçari do mbetet zgjedhja e parë për Antonio Conte-n./arbresh.info.
Netanyahu në gjykatën e Tel Avivit për të dëshmuar mbi akuza...
Ushtarët shqiptarë nderohen me Medaljen NATO për shërbim të ...
Gjesti i lë një trëndafil Xhenetës pranë kokës
Liverpooli e bën prioritet transferimin e yllit të Brightoni...
Luginasit ankohen për gjoba në kufirin e Kosovës, kryetari i...
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin ...