Inter ka arritur marrëveshje me mbrojtësin, Danilo D’Ambrosio për ta rinovuar kontratën deri në vitin 2023.
Trajneri i “Neurazurëve”, Antonio Conte e sheh italian si lider në dhomën e zhveshjes, andaj nuk mendon ta largojë, transmeton portali arbresh.info.
Thuhet se ish ylli i Torino-s ka besimin e të gjithë bashkëlojtarëve dhe është shembull për tu ndjekur në stërvitje.
D’Ambrosio është përshtatur mjaftë mirë në formacionin e teknikut italian, pavarësisht që disa herë gjendet në anën e djathtë e disa herë në të majtën.
31-vjeçari ka bërë 18 paraqitje këtë sezon në të gjitha garat duke shënuar një gol./arbresh.info.
Parashikimi i motit për të premten
Alarmi i Austin: Ukraina është në fije të perit
Nëse Kvaratskhelia shitet, Napoli do ta synojë Zhegrovën
Dalja e dhëmbëve të parë të bebes
Presidenti i Libanit: Nuk mund ta çarmatosim Hezbollahun
Driloni hap zemrën për Sarën: Mosha e saj nuk është problem ...