Inter ka shënuar fitore minimale me rezultat 0-1 ndaj Romës në “Stadio Olimpico” të kryeqytetit, në kuadër të xhiros së tetë në Serie A.
Pjesa e parë e këtij takimi u mbyll me rezultat 0-0, shkruan Arbresh.info.
Teksa pjesa e dytë ishte më e pasur sa i përket rasteve.
Kur kaluan një orë lojë, Lautaro Martinez me një super gol i dhuroi epërsinë Interit.
Pas këtij goli të pranuar, Roma u hodh e tëra në sulm dhe u mundua të gjej golin e barazimit.
Rastin më të mirë e pati në minutën e fundit shtesë argjentinasi, Matias Soule i cili bëri një goditje të fortë, por në vend ishte Yann Sommer.
Pas kësaj fitore, Interi është në kuotën e 17 pikëve, vetëm dy më pak se Napoli lider, kurse Roma mbetet e 10-ta me 10 pikë./Arbresh.info