Inter apo PSG? Ja kë preferon Max Allegri

19:21 | 24 Gusht 2020
Arbresh Info

Ish trajneri i Juventus-it, Max Allegri është i përgatitur që të refuzojë ofertën e PSG-së sepse preferon të zëvendësojnë Antonio Conte-n te Inter-i.

Sipas Sky Sport Italia, Conte do largohet nga “San Siro” pas vetëm një viti ngase nuk është i kënaqur, transmeton portali arbresh.info.

I vetmi kandidat që ta zëvendësojë teknikun italian shihet Allegri, i cili e zëvendësoi te Juventus-i në vitin 2014.

Për këtë arsye Allegri e preferon më shumë stolin e klubit italian para gjigantit francez.

Thomas Tuchel me PSG-në arriti të fitojë të gjitha trofe përpos Ligës së Kampionëve, mirëpo ende nuk e ka të sigurt stolin.

Allegri preferon gjigantin italian edhe shkaku i drejtorit sportiv Beppe Marotta, me të cilin ka punuar te Juventus-i./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme