Google ADS

Inteligjenca artificiale kalon tjetër nivel nën përdorimin e tifozëve – shaka me Antonyn dhe Mudryk

18:39 | 17 Gusht 2024
R J

A e dini se inteligjenca artificiale tashmë është e aftë të krijojë meme të lidhura me futbollin?

Në një nga videot e fundit virale, fytyrat e Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos janë zëvendësuar me ato të Mykhailo Mudryk dhe Antonys.

Dy lojtarë që konsiderohen të dështuar në Chelsea, respektivisht Manchester United.

Për ukrainasin u paguan nga Blutë te Shakhtar Donetsku mbi 70 milionë euro, ndërsa Djajtë e Kuq kanë paguar te Ajaxi 100 milionë.

Inteligjenca artificiale i lejon Mudrykut dhe Antonys të ndjejnë se si është të jesh në këpucët e Messit dhe Ronaldos në vitet e tyre të shkëlqyera.

Është e vështirë të shpjegohet e gjithë gjëja me fjalë, kështu që thjesht shikoni pamjet. /Telegrafi/

Të ngjashme