Sot po zhvillohet derbi më i madh lokal në futbollin kosovar mes Dritës dhe Gjilanit, e vlefshme për xhiron e shtëtë të Albi Mall Superligës.
Para ndeshjes, tifozët e Dritës të njohur si “Intelektualët” kanë shfaqur një koreografi në tribunën pas portës.
Aty shkruhej “Kur ushtria juaj të kthehet në tokën tonë”, e bashkangjitur me një vizatim ku shihej një tanke dhe katër arkivole.
Ndeshja po zhvillohet në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan, pasi në Gjilan, stadiumi ku luajnë aktualisht këto dy klub nuk ka vend për tifozët.
Drita kishte vendosur që të luajë vetëm me tifozët e vetë, duke përjashtuar ata të Gjilanit, që njihen si “Skifterat”.
Dje në palestrën Minatori në Mitrovicë, u ndalua një koreografi e ngjashme e “Torcidës” para ndeshjes Trepça – Prishtina.
Në javën e shkuar në Banjskë të Zveqanit u sulmua nga një grup terrorist një patrullë e Policisë së Kosovës, ku mbeti i vdekur polici Afrim Bunjaku.
Policia e Kosovës arriti t’i lokalizojë terroristët dhe t’i largojë nga Kosova, ku zyrtarisht tre prej tyre mbetën të vrarë. /Telegrafi/
Ngritët aktakuzë kundër një serbi për krime lufte në Kosovë
Berisha ka dy kërkesa para mbledhjes së përbashkët të kuvend...
Beogradi ia refuzon hyrjen në Preshevë ministrit Hajrullah Ç...
Policia zhvilloi 460 ligjërata në shkollat e Prishtinës gjat...
Sondazhi i Arbresh.info në Facebook, LVV mbi 50%
Hasani pret homologun polak: Jemi të gatshëm të punojnë së b...