Institucionet përgjegjëse konfirmojnë legjitimitetin e Kuvendit të jashtëzakonshëm të KF “Liria”

16:07 | 24 Dhjetor 2019
A. B.

Pas mbajtjes së Kuvendit të jashtëzakonshëm të KF “Liria” me 16 dhjetor 2019, Komisioni i zgjedhur në Kuvend, i ka njoftuar Institucionet përgjegjëse, Departamentin për OJQ të Ministrisë së Admistratës Publike dhe Federatën e futbollit të Kosovës dhe ka marr konfirmimin për legjitimitet.

Departamenti për OJQ në Ministrinë e Administratës Publike, përmes një letërkonfirmimi, vërteton se Kuvendi i jashtëzakonshëm është legjitim dhe me KF “Liria” udhëheq Komisioni i zgjedhur nga ky Kuvend.

Edhe Federata e Futbollit të Kosovës vërteton legjitimitetin e Kuvendit të jashtëzakonshëm të mbajtur me 16.12.2019.

Në përputhje me përgjegjësitë që dalin, Komisioni për menaxhimin e KF “Liria” i bënë thirrje ish kryetarit të KF “Liria” dhe ish kryesisë që në afat sa më të shkurtër ta përgatiten për dorëzim-pranimin e detyrës.

Kërkojmë nga ish kryetari dhe ish Bordi i KF “Liria” që nga ky moment të mos e përdorin llogon, vulën, emailin, fb-un dhe xhirollogarinë bankare të KF “Liria”.

Me konifirmimin e legjitimitetit të Komisionit për menaxhimin e KF “Liria” do të njoftohen: Kryetari i Komunës, Kryesuesi i Asamblesë Komunale,Komisioni i Kuvendit Komunal për për Monitorimin dhe Mbikëqyrjen e subjekteve përfituese të kodit buxhetor “Politikat zhvillimore”, DKRS dhe KF “Liria”.

Nëse hezitohet pranim dorëzimi i dëtyrës, komisioni do të njoftojë organet kompetente për mbrojtjen e ligjshmërisë.

Komisioni u bënë thirrje të gjithë dashamirëve të KF “Liria” që dyert e Klubit janë të hapura për bashkëpunim me qëllimin më të mirë që Lirinë ta kthejmë aty ku e ka vendin.

Njoftohen futbollistët e KF “Liria” se shumë shpejt do të njoftohen me emrin e shefit të Shtabit teknik si dhe për hapat e mëtutjeshëm./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme