Inspeksioni mbyll dy lokale në Mitrovicë, nuk respektuan orarin e punës

16:44 | 4 Maj 2019
Arbresh Info

Drejtori i Inspeksionit në Komunën e Mitrovicës, Hysni Ahmeti në bashkëpunim me Policinë e Kosovës mbrëmë kanë kryer kontrolle inspektuese sipas detyrës zyrtare në disa subjekte afariste në rajonin e qytetit të Mitrovicës.

Sipas njoftimit, të tyre në Facebook, qëllimi i këtyre inspektimeve ka të bëjë me respektimin e orarit të punës nga bizneset e përfshira në këtë kontroll të cilat zhvillojnë veprimtaritë e tyre pas orës 23:00.

Komuna ka njoftuar se gjatë këtij aksioni janë inspektuar gjithsej shtatë subjekte afariste, ku pas inspektimit u konstatua se dy prej tyre nuk e kanë respektuar Rregulloren Komunale Nr. 03/2014 për caktim të orarit të punës për subjektet afariste.

Ndërkaq Inspektorati i Tregut dhe ai Sanitar kanë marrë masa konform ligjeve në fuqi dhe kanë ndaluar përkohësisht zhvillimin e veprimtarive të këtyre subjekteve deri në eliminimin e parregullsive.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme