Unai Emery insiston se Granit Xhaka e ndien se Arsenali është shtëpia e tij dhe se mesfushori kosovar ka ende një të ardhme të gjatë në veri të Londrës.
Xhaka nuk ka luajtur qysh pasi ofendoi tifozët gjatë zëvendësimit në barazimin 2 me 2 ndaj Crystal Palaces muajin e kaluar, transmeton portali arbresh.info.
Atij i është hequr titulli i kapitenit dhe është përfolur shumë për largim nga klubi.
Por, Emery pretendon se është duke punuar për të ri-integruar mesfushorin sërish në skuadrën e tij.
“Ai po kthehet prapa më i mirë, gjendja e tij mendore është tani më e mirë për të na ndihmuar neve dhe për të qenë afër për të luajtur kur ne kemi nevojë”, ka thënë Emery.
“Këtë mëngjes kam folur me të, ne kemi pasur një bisedë shumë, shumë të mirë. Qëllimi im nuk ka ndryshuar nga hera e fundit që kam folur me ju”
“Qëllimi im është rikthimi i tij dhe ai të na ndihmojë ne dhe t’i bind gjithashtu çdo tifoz që përkushtimi i tij me ne dhe performancat e tij do të jenë më të mira dhe tifozët do të jenë krenar për të me këtë fanellë. Ai ka një të ardhme të gjatë me ne, ky është qëllimi im dhe do të punojë për këtë”
Mesfushori kosovar është përfolur për transferim në janar në formë huazimi te AC Milani dhe Interi pasi të dy kanë shfaqur interesim për shërbimet e tij./arbresh.info/
Neymar ka gjetur tashmë klubin e ri, do të largohet si lojta...
Akuzat për pagesat e fshehta, gjykata dënon Donald Trump
Aksident në Greqi, vdesin dy të mitur, i lënduar një 17-vjeç...
I plagosuri në Prishtinë u shpëtua në minutën e fundit, mjek...
Gratë që flasin shumë jetojnë më gjatë
Pesë filmat më të shitur që dominuan në vitin 2024 duke fitu...