Ylli i Manchester United, Paul Pogba e ka pranuar se është i lumtur nën udhëheqjen e Ole Gunnar Solskjaerit.
Pogba ka pasur problem për të gjetur formën nën udhëheqjen e Jose Mourinhos dhe thashethemet sugjeronin se lojtari është duke menduar largimin nga klubi nën udhëheqjen e trajnerit portugez, transmeton portali arbresh.info.
Por, ai është shfaqur si lojtari kryesor qysh pas arritjes së Solskjaerit në detyrë në fund të muajit dhjetor. Në një intervistë për Eurosport, Pogba ka folur për ndryshimet në United:
“Flitet shumë rreth meje, por gjithçka është falë skuadrës”, ka thënë fillimisht francezi.
“Është duke shkuar shumë më mirë. Ne kemi shumë më shumë topin, ne sulmojmë pak më shumë gjithashtu. Unë luaj më i avancuar dhe përpiqem pak më shumë për të qenë vendimtar”
“Nuk kam qenë aq vendimtar, por statistikat kanë shfaqur që nuk jam keq. Unë jam një sfidues, unë gjithmonë dua të jap më shumë”
“Qysh pas arritjes së trajnerit të ri, ne kemi më shumë kënaqësi, ne jemi më të lumtur dhe luajmë më shumë si një skuadër. Kur ai erdhi për të folur me ne, ai në kërkoi për të shijuar sërish futbollin”
“Kjo është ajo se çfarë ne duam – të luajmë futboll”, përfundoi Pogba.
Protesta në të gjithë vendin për djegien e pemës së Krishtli...
Një delegacion nga SPAK vizituan Zyrën e Kryeprokurorit të S...
Përmes veturës intelegjente policia identifikon 30 vetura të...
Djali i Donald Trump poston një foto të babait të tij ‘duke ...
Gresa e imiton Rovenën
Panik në kullën Eifel, zjarr në ashensor