Jurgen Klopp insiston se Liverpooli nuk do të shes Philippe Coutinhon te Barcelona këtë verë.
Reprezentuesi brazilian ka qenë duke u kërkuar që një kohë të gjatë për transferim në ‘Nou Camp’ këtë verë derisa raporte të ndryshme në Spanjë sugjerojnë se një tarifë prej 76 mijë euro është e gatshme, transmeton portali arbresh.info.
Megjithatë, Liverpooli nuk ka ndërmend të largohet nga ‘Anfield’ dhe Klopp thekson duke u tallur se Coutinho ka një klauzolë të lëshimir prej 400 milionë funta.
“Kur ka nënshkruar ai kontratë të re?”, u përgjigj Klopp në pyetjen rreth të ardhmes së Cotinhos. Kur kuptoi se në muajin janar, gjermani shtoi duke u tallur: “Me një klauzolë prej 400 milionë funta”
“Nuk kemi asnjë plan për të shitur atë. Bazuar në atë që thonë pronarët tanë, këtu nuk ekziston asnjë mundësi për të shitur dikë që ne nuk dëshirojmë”, shtoi ai./arbresh.info
Institucionet e Kosovës të mbyllura për shtetasen e Taxhikis...
Hyseni thirrje opozitës: Lërini inatet, votoni bartjen e mje...
Ambasadori britanik në terren me policinë, testojnë dronët e...
Spiunohen politikanët amerikanë/ Pekini tentoi të ndërhynte ...
Këto janë 4 komunat që prijnë me transparencën buxhetore
Kukaj: Sistemi arsimor të fokusohet tek edukimi i mirëfilltë...