Juventusi ka ripërsëritur se ata nuk janë ende të interesuar për shitjen e Paulo Dybalas.
Kampioni në Serie A tashmë ka hedhur poshtë spekulimet që e lidhin reprezentuesin e talentuar të Argjentinës me transferimin në Manchester United, transmeton portali arbresh.info.
Por, drejtori sportiv Fabio Paratici sërish ka hedhur poshtë këto thashetheme.
“Ai është njëri nga lojtarët tanë, ne kemi besim të madh në të”, ka thënë Paratici.
“Investimi që kemi bërë katër vite me parë dhe rinovimi i kontratës është vërtetim i kësaj. Dybala është një lojtar i Juves, një lojtar shumë i rëndësishëm për ne”, shton Dybala./arbresh.info/
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...
Rutte flet me Erdoganin për situatën e sigurisë në Kosovë
Vera e ardhshme pritet ta gjej në skuadër të re Fisnik Aslla...