Insiston Guardiola: Chelsea mund ta mbrojë titullin e kampionit

21:59 | 8 Shkurt 2019
Arbresh Info

Pep Guardiola insiston se Maurizio Sarri është duke krijuar diçka të veçantë në Chelsea dhe beson se stili italian është duke u keqkuptuar.

Chelsea kishte muajin janar shumë të vështirë duke pësuar tri disfata dhe duke përfunduar muajin me një disfatë tronditëse prej 4 me 0 nga Bournemouthi, transmeton portali arbresh.info.

Sarri e vlerësoi mentalitetin e lojtarëve të tij si të dobët dhe kështu më pas u ngjallën dyshime rreth të ardhmes së tij afatgjate te “Blutë” si një trajner. Megjithatë Guardiola ka hedhur poshtë kritikat ndaj Chelseas derisa Manchester City është duke u përgatitur për të pritur “Blutë” në Etihad të dielën.

“Si një spektator dhe si një trajner un përpiqem për të kuptuar se çfarë një trajner është duke u përpjekur të bëjë”, ka thënë Guardiola. “E shoh Chelsean dhe e kuptoj se çfarë ata duan të bëjnë. Dhe pasi i shoh ata, ata e bëjnë këtë”

“Ndoshta për shumë njerëz ata nuk e dinë pikërisht se çfarë duan të bëjnë. Por, ata e bëjnë këtë”

“Dhe kur ata e shohin skuadrën, lojtarët që ata kanë, bankën – është Chelsea shokët e mi”

“Sulmuesit më të mirë në botë janë aty, mesfushorët më të mirë në botë, një portier i mirë, mbrojtës me eksperiencë”

“Ata e dinë pikërisht se çfarë duan të bëjnë. Nesër është finale për ne”

“Sezoni i tyre është i jashtëzakonshëm – në finale të Carabao Cup, vazhdojnë të jenë në garë për titull në Evropa Ligë dhe Premierë Ligë, madje edhe pse njerëzit nuk e besojnë këtë”

“Ata kanë shans të jenë kampion – nëntë pikë larg por shumë ndeshje për tu zhvilluar”, përfundoi Guardiola./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme