Trajneri nën presion i Milanit, Marco Giampaolo insiston se nuk do të largohet nga pozita e tij pavarësisht një fillimi të tmerrshëm të sezonit në Serie A.
Gjiganti italian qëndron në pozitën e 16-të në tabelë pas katër disfatave nga gjashtë ndeshjet e para, përfshirë tri radhazi kundër Fiorentinas, Torinos dhe rivalit lokal – Interit, transmeton portali arbresh.info.
Por pavarësisht raporteve për formën e tyre të dobët dhe atyre se klubi është duke përgatitur pasardhësin e tij, Giampaolo është duke mbajtur një qëndrim mjaftë të fortë ndaj kritikave.
“Ne jemi duke punuar për të bërë më mirë. Ne tashmë jemi duke punuar në ora 8 në mëngjes”, ka thënë fillimisht ai. “Ju thoni se punoni shumë por punoni keq? Ne do të gjejmë një zgjedhje”
“Dorëheqja? Asnjëherë! Largimi do të thotë se dorëzohem dhe unë nuk dorëzohem asnjëherë”, shton Giampaolo./arbresh.info/
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...