Drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratici ka insistuar se Cristiano Ronaldo nuk do të largohet nga klubi para përfundimit të kontratës së tij.
Raportet e fundit sugjeruan se 34-vjeçari mund të largohet së shpejti nga kampioni i Italisë, por spekulimet janë hedhur poshtë nga pretendimet se ylli portugez është i lumtur në Torino, transmeton portali arbresh.info.
Ronaldo ka kontratë te Juve deri në vitin 2022 pas finalizimit të transferimit për 100 milionë euro nga Real Madridi në verën e vitit 2018 dhe Paratici është i bindur se lojtari do të qëndrojë edhe në pjesën e mbetur të marrëveshjes së tij.
“Ai është shumë i fokusuar në objektivat e tij aktuale, nuk besoj aspak se do të largohet në fund të sezonit apo më vonë”, ka thënë Paratici.
“Ai është nën kontratë, ne jemi të lumtur me të dhe ai është i lumtur në Juventus”
Ronaldo shënoi golin e tij të 700-të në disfatën e Portugalisë 2 me 1 kundër Ukrainës mbrëmjen e së hënës duke u treguar i saktë me goditjen e tij nga penaltia./arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...