Insiston Al-Khelaifi: Neymar qëndron në PSG 

14:29 | 20 Korrik 2018
Arbresh Info

Pronari i Paris Saint Germain, Nasser Al-Khelaifi ka hedhur poshtë dyshimet rreth të ardhmes së superyllit Neymar.

Ish ylli i Barcelonës iu bashkua gjigantit francez për një tarifë rekorde prej 222 milionë euro verën e kaluar, por është përfolur shumë për transferim te Real Madridi, që ka lëshuar dy deklarata duke mohuar tentimet e tyre për transferimin e tij, transmeton portali arbresh.info.

“Jam shumë i bindur që ai nuk do të largohet”, ka thënë Al-Khelaifi.

“Ju mund ta pyesni Neymarin, ai është një lojtar i Paris Saint Germain dhe do të vazhdoj të luaj për klubin tonë, ai do të respektoj kontratën e tij dhe do të shijojë klubin”

“Kampionati Botëror ishte fantastik për lojtarët e mi dhe për Neymarin, ekzistojnë pritshmëri dhe presion shumë i madh që vjen nga roli i tij te Brazili”

“Mbappe kishte një turne të jashtëzakonshëm dhe Neymar është rikthyer në formën e tij më të mirë pas rikuperimit nga lëndimi”

Edhe pse mungoi një pjesë të madhe të sezonit të kaluar, Neymar ishte zgjedhur Lojtari më i Mirë në Liga 1./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme