Google ADS

Insigne: “Ëndrra ime ishte sigurisht të qëndroja gjithë jetën te Napoli”

08:54 | 6 Dhjetor 2023
D.H

Lorenzo Insigne ka qenë pjesë e Napolit që nga sezoni 2009/10, duke u huazuar për një sezon te Pescara.

Ai ka qenë njëri ndër lojtarët kyç të Napolit ndër vite, shkruan Arbresh.info.

Në një intervistë ai ka rrëfyer pjesën e të qenit napoleta.

Italiani ka treguar se ka qenë ëndërr e tij të qëndroj gjatë gjithë jetës në Napoli.

“Ëndrra ime ishte sigurisht të qëndroja gjithë jetën këtu. Nuk ndodhi. Napolin do ta mbaj gjithmonë në zemër, është shtëpia ime. Doja të qëndroja më gjatë”, tha fillimisht ai.

Tutje ai foli edhe për top sulmuesin Osimhen, për të cilin janë ngritur zëra se do të largohet nga Napoli.

Lorenzo ka një këshillë për sulmuesin nigerian.

“E vetmja gjë që do t’i thosha Viktorit është se duhet të mendojë me kujdes përpara se të largohet nga Napoli, sepse mendoj se emocionet që ai përjetoi këtu vitin e kaluar nuk mund të përjetohen askund tjetër. Të fitosh një titull në Napoli është ndryshe nga suksesi që mund të kesh me një fanellë tjetër. Mendoj se do të marrë vendimin e duhur, shpresoj që ai të qëndrojë këtu për shumë vite të tjera, sepse ai është një lojtar shumë i fortë”, potencoi Insigne.

Lorenzo Insigne u largua nga Napoli në vitin 2022, për të vazhduar karrierën e tij në MLS, tek Toronto./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme