Insigne do të mbetet te Napoli

20:24 | 10 Shkurt 2017
Arbresh Info

Klubi italian kërkon që ta blindojë Lorenzo Insignen.

Napoli dhe Insigne do të nisin bisedimet për vazhdimin e kontratës së lojtarit. Në fakt palët kishin negociuar për kontratën e re edhe gjatë verës, por nuk kishin arritur ndonjë marrëveshje dhe kjo ka ndikuar që ato të ndaleshin.

Sipas medieve në Itali, Napoli i ka kërkuar lojtarit që të ulen dhe të bisedojnë edhe njëherë, duke shpresuar që ta bindin Insignen për të pranuar ofertën e re të klubit.

Insigne që ka kontratë me Napolin deri në vitin 2019 dhe merr një pagë prej 1.1 milionë eurosh në vit, kërkon një rritje të dukshme të pagës me marrëveshjen e re.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme