Syze dielli, “t-shirt” dhe pantallona të zeza: CR7 mbante në shpinë një çantë dhe ndiqej nga kreu i sigurisë së Juventusit.
STËRVITJE – E njëjta makinë 20 minuta më pas doli nga qendra sportive dhe e drejtoi CR7-ën për disa teste fizike në klinikën “J Medical”, ku bën pjesë edhe mjeku Xhianluka Stezina: një emër i njohur ky për kombëtaren shqiptare, pasi ka qenë pjesë e stafit tonë mjekësor kur Shqipëria ishte nën urdhrat e De Biazit. Në 17:00 portugezi u rikthye në “Continassa” dhe pas tij Dibala, Duglas Kosta, Kuadrado, Bentankur dhe Higuain, të rikthyer pas angazhimeve me kombëtaret respektive. Nën urdhrat e Aldo Dolçetit, bashkëpunëtori teknik i Masimiliano Alegrit (ky i fundit i angazhuar në turin amerikan) u zhvillua një stërvitje e lehtë. Seanca e parë “e vërtetë” (madje dopioseanca) nga Kristiano do zhvillohet vetëm sot.
“BLOFI” – Ajo çka shkaktoi “tërbimin” e tifozëve, në krahun tjetër, është mënyra sesi Ronaldo i snoboi në aeroport. Të shumtë e kishin pritur për orë të tëra në aeroportin e “Caselle”, ku luzitani zbarkoi me “jet”-in e tij privat. Në një moment të parë, gjashtë automjete “SUV” ishin vendosur në një pjesë precize të godinës, duke lënë të kuptohej se portugezi do dilte në atë krah. Në të vërtetë ishte një “blof” për të nxjerrë “jashtë loje” tifozët dhe shtypin.
E PARA MË 12/08 – Po debutimi bardhezi i Ronaldos? Është gjithçka gati: i planifikuar për më 12 gusht, kur do të zhvillohet miqësorja tradicionale “brenda familjes” në “Villar Perosa”. Një ndeshje edhe më e pritur e portugezit. Natyrisht, 5 mijë biletat në dispozicion janë shitur për më shumë se një javë. Pastaj, nga ai moment, ne do të presim për ta parë blerjen e bujshme të Juventusit në ndeshjen e parë zyrtare të sezonit, kundër Kievos, në Serinë A.
Klinika e Urologjisë në QKUK rikthen shërbimin ESWL për traj...
80-vjetori i Bibliotekës Kombëtare, Kurti: Në këto mure jeto...
Ronaldo shënon dy gola në fitoren e Al-Nassr në Ligën e Kamp...
Takimi i G7-ës në Itali, i fundit për administratën e Presid...
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i pre...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë