Andres Iniesta beson se Antoine Griezmann do të ishte një përforcim i mrekullueshëm për Barcelonën nëse ai vendos të kaloj në Camp Nou këtë verë.
Mesfushori i Barcelonës, Iniesta, i cili do të largohet nga klubi me përfundimin e sezonit, ishte duke folur në një event promovues në Barcelonë së bashku me shoferët e Red Bull Formula 1, Max Verstappen dhe Daniel Ricardo, transmeton portali arbresh.info.
“Griezmann do të ishte një transferim i mrekullueshëm, por nuk dua të shkoj thellë rreth kësaj sepse në mendjen time ka pasur gjëra të tjera në dy javët e fundit”, është shprehur Iniesta.
Iniesta, i cili nuk ka pranuar kartonin e kuq asnjëherë brenda 16 viteve të tij te Barcelona, ka shprehur mendimin e tij rreth ndalesës prej katër ndeshjeve ndaj Sergi Robertos pas kartonit të kuq që mori në El Clasico.
“Mendoj se ishte i tepërt. Pasi kam parë incidentit unë do thoja se ishte për karton të verdhë, jo të kuq”, është përgjigjur ai para se të konfirmonte edhe një herë largimin e tij.
Destinacioni i ardhshëm i Andres Iniestas vazhdon të mbetet ende i panjohur./arbresh.info/
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...