Mbrojtësi i Chelseat, Cesar Azpilicueta, ka deklaruar se bashëkombësi i tij. Andres Iniesta, nuk do të pritet mirë nga tifozët londinezë.
Mefushori katalan, Iniesta, kishte shënuar golin e famshëm të gjysmëfinales së vitit 2009 të Ligës së Kampionëve, ndërmjet Chelsea dhe Barcelonës, në minutat e fundit të takimit, për ta kualifikuar në finale.
Iniesta javën e kaluar ka thënë se do të jetë një rikthim i veçantë për të në Stamford Bridge, por kështu nuk mendon Azpilicueta.
“Më kujtohet sa isha në Osasunë, kur ai e shënoi atë gol duke dërguar Barçën në finale”.
“Ajo ndryshoi historinë aq shumë sa që mendoi se tifozët e Chelseat ndjejnë këtë në zemrën e tyre”.
“Mendoj se Iniesta vazhdon të jetë makth dhe nuk mendoj se do të ketë pritje të mirë për të”, potencoi Azpilicueta.
https://twitter.com/ChelseaFC/status/965303911127990272?ref_src=twsrc%5Etfw&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fazpilicueta-iniesta-nuk-eshte-mirepritur-ne-stamford-bridge%2F
Ai shtoi se Liga e Kampionëve mbetet synimi kryesor për Chelsean pasi diferenca në Ligën Premier është plot 19 pikë. /arbresh.info/
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...