Mesfushori spanjoll, Andres Iniesta, të dielën e kaluar zhvilloi El Clasicon e tij të fundit në karrierë.
Iniesta në fund të këtij sezoni do të largohet nga klubi i tij zemrës, nga i fëmijërisë, pasi mosha ka bërë të vetën.
Derisa e la fushën e lojës gjatë ndeshjes së tij të fundit në El Clasico për Barcelonën, Andres Iniesta e përqafoi bashkëlojtarin e vet, Lionel Messin, dhe i tregoi se sa shumë e do.
33-vjeçari u zëvendësua në minutën e 75-të duke i lënë vend Paulinhos, dhe mori duartrokitje të gjatë teksa e la fushën.
Sipas ESPN-s, Iniesta i tha Messit: “Ja merre Leo, të dua shumë”.
Iniesta konsiderohet si simboli i Barcelonës, pasi në këtë dekadën e fundit ai ka mahinitur gjithë botën me lojën e tij të bukur. /arbresh.info/
U përplas nga makina, ndërron jetë në spital 65-vjeçari në T...
Rusia pretendon se ka penguar një komplot ukrainas për vrasj...
Trump i kërkon Gjykatës së Lartë të shtyjë vendimin për ndal...
Gresa dhe Gjesti ironizojnë rikthimin e Fitimit: ‘Ta ka drid...
VV-ja të dielën mban tubimin festiv të fundvitit
Përleshje në Aeroportin “Adem Jashari”, arrestoh...