Andres Iniesta nuk e ka ndërmend të largohet nga klubi katalanas.
Mesfushori legjendar i Barcelonës, Andres Iniesta ka treguar se dëshira e tij është që ta përfundojë karrierën në Camp Nou, skuadrën me të cilën ka luajtur gjithë karrierën.
32-vjeçari vazhdon të jetë një lojtar kyç për skuadrën katalanase dhe ai mendon që ta vazhdojë kontratën me klubin e tij të zemrës e cila i skadon vitin tjetër.
“Unë gjithnjë ka qenë i qartë për çështjen e rinovimit. Brenga e vetme që kam tani për tani janë objektivat tona për të fituar tituj këtë stinor”, ka theksuar Iniesta.
“Pas përfundimit të sezonit do të ulemi dhe të bisedojmë më klubin dhe do të marrim një vendim”.
“Nuk e them se nuk do ta vazhdoj kontratën. Dua ta përfundoj karrierën këtu, por kjo do të varet nga paraqitjet e mija në fushë”, ka përfunduar Iniesta./Arbresh.info/
Raportohet për një valixhe të dyshimtë në Ferizaj, policia j...
Sveçla jep detaje të reja për aksionin e sotëm në veri
Kurti vizitoi repartin e rinovuar të Hemodializës në spitali...
Hiqet flamuri i Serbisë nga një intitucion paralel në veri
Aksident mes tri veturave dhe kamionit në qendër të Prishtin...
Rashford e bën prioritet transferimin te gjiganti evropian, ...