Informim nga stafi i Feronikelit për futbollistin Përparim Islami

22:23 | 4 Qershor 2020
Arbresh Info

Në ndeshjen gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në futboll ndaj FC Ballkanit në Suharekë, mbrojtësi i skuadrës sonë, Përparim Islami pësoi një lëndim që e detyroi të largohet nga fusha.

Islami pas testeve të bëra dje dhe ekzaminimit me rezonancë magnetike sot, ka konfirmuar që ka këputur ligamentin ACL, në gjurin e tij të djathtë.

Ai do ti nënshtrohet operimit ditëve në vijim me shpresën që të kthehet në fushë sa më shpejtë që të jetë e mundur.

Islamit i urojmë shërim sa më të shpejtë dhe mezi presim ta kemi sërish në stërvitje e në ndeshje./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme