Infantino nuk ka dyshime: Do të jetë një ngjarje e paharrueshme

07:10 | 2 Janar 2021
A. B.

“Katar 2022 do të jetë një Botëror i paharrueshëm”.

Ky është mendimi i presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, dy vite nga fillimi i Kupës së Botës.

Do të jetë edicioni i parë i turneut që do të zhvillohet në Lindjen e Mesme dhe në botën ar abe, një eksperiencë që numri një i futbollit botërore përkufizon si “unike” në faqen e tij në internet.

Mes veçorive të shumta, tifozët do të kenë mundësinë të ndjekin më shumë se një ndeshje në ditë gjatë fazës me grupe, që do të karakterizohet nga një program entuziazmues me katër ndeshje në ditë në stadiume shumë afër njëri-tjetrit.

Infrastrukturat e planifikuara për eventin janë kompletuar në 90%, me tre stadiume që kanë përfunduar tashmë – Khalifa International, Al Janoub dhe Education City – ku janë luajtur në siguri të plotë më shumë se 100 ndeshje në 2020-ën pavarësisht pandemisë Covid-19.

Tre impiante të tjerë janë drejt përfundimit: Al Rayyan, Al Bayt dhe Al Thumama. Dy stadiumet e tjerë duhet të mbarojnë në 2021-shin.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme