Sot është mbajtur konferenca për shtyp nga FIFA, ku gjiganti botëror i futbollit tregoi dakordimet për reformat ndaj lojtareve femra të futbollit poashtu edhe të trajnerëve.
Rregullat e reja të cilat u aprovuan pas konsultimeve të gjata me akterë të ndryshëm të futbollit, do t’ju ndihmojnë futbollisteve në aspektin e lehonisë. Këto rregulla parashohin pushimet dhe beneficionet e ndryshme për lojtaret femra gjatë shtatzanisë, poashtu kanë rritur standardin minimal të trajnerëve, duke pohuar rolin e tyre të rëndësishëm në lojë.
Por, gazetarët nuk e lanë kreun e FIFAS, Gianni Infantino, pa e pyetur për incidentet e sistemit VAR, që shpeshëherë kanë bërë polemika në botën e futbollit.
Futbollistë, analistë dhe gazetarë thoshin se kjo teknologji është duke e mbytur sportin e futbollit.
‘Duhet të kemi parasysh se VAR është inkuadruar dy vite më parë dhe jo 20. VAR është duke e ndihmuar futbollin dhe jo duke e dëmtuar atë’, tha italiani, transmeton lajmi.net.
‘Nuk duhet ta ngatërrojmë VAR-in me gabimet individuale të njerëzve që bëjnë ndonjëherë, ndoshta ato vendime ndodhin në vende ku nuk ka eksperiencë të stafit për të përdorur VAR-in’, tha ai.
‘Le të mos harrojmë se kjo është ndryshim i madh për një refer që nuk është rritur me VAR, ne duhet të shohim çka po ndodh dhe të analizojmë. VAR nuk është obligim, ata që nuk e dëshirojnë nuk janë të obliguar ta përdorin’, shtoi 50 vjeçari.
‘I ndihmoi referët në Kupën e Botës, dhe është referëve edhe lojtarët edhe trajnerët pajtohen me këtë’, përfundoi Gianni Infantino.
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...