Infantino kandidat i vetëm për president të FIFA-së

15:22 | 17 Nëntor 2022
K.B

Presidenti aktual i FIFA-së, Gianni Infantino është i vetmi kandidat për zgjedhjet presidenciale të FIFA-s të vitit të ardhshëm, duke i hapur rrugën atij për të siguruar edhe mandatin e tretë.

Ai njoftoi synimin e tij për të kandiduar për një mandat të ri në Kongresin e FIFA-s në fillim të këtij viti dhe është konfirmuar si kandidati i vetëm për këtë rol pas kalimit të afatit.

Zgjedhjet presidenciale në Kongresin e FIFA-s të vitit të ardhshëm në kryeqytetin e Ruandës, Kigali, janë caktuar për 16 mars.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme