Indric Tuci do të jetë pjesë e kombëtares shqiptare për dy ndeshjet e tetorit ndaj Çekisë dhe Gjeorgjisë.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Federata Shqiptare e Futbollit, shkruan Arbresh.info.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, FSHF ka bërë të ditur se Tuci do të zëvendësojë Myrto Uzunin i cili ka pësuar lëndim.
Uzuni ka probleme në muskujt e pulpës së djathtë dhe kështu është detyruar të largohet nga kampi i kombëtares.
Sulmuesi shqiptar pati një formë të shkëlqyer në ndeshjet e fundit duke shënuar dy gola dhe dhuruar një asistim në La Liga 2 me skuadrën e Granadas.
Kujtojmë se Shqipëria ndeshjen e parë e luan ndaj Çekisë me 11 tetor, teksa tri ditë më vonë përballet me Gjeorgjinë./Arbresh.info
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike