Google ADS

Incidenti tragjik në Leicester, mësohen të pranishmit në bordin e helikopterit

13:20 | 28 Tetor 2018
Arbresh Info

Pronari i Leicester Cityt, Vichai Srivaddhanaprabha ishte në bordin e helikopterit që u rrëzua pas ndeshjes të së shtunës kundër West Ham United.

Lajmi është konfirmuar sot (e diele), transmeton portali arbresh.info.

Ajo që nuk është konfirmuar është nëse Vichai Srivaddhanaprabha ka vdekur në këtë aksident. Megjithatë, supozohet se vdekja e tij do të konfirmohet së shpejti.

Vichai Srivaddhanaprabh, pasuria e të cilit është vlerësuar 2 miliardë funta, ishte në moshën 61 veçare.

https://twitter.com/SkyNews/status/1056484658446299136

Katër persona të tjerë ishin në helikopter

Bazuar në një raport nga ‘Reuters’, pesë persona në përgjithësi ishin në helikopter, përfshirë këtu pronarin Vichai Srivaddhanaprabha. Lexuesit e tyre kanë thënë:

“Në bord të helikopterit ishte edhe një vajzë e Vichait, dy pilotë dhe një person i pestë identiteti i të cilit mbetet i panjohur”

“Nuk ka ende ndonjë detaj të konfirmuar nëse dikush që ishte në bord të helikopterit ka shpëtuar”

Claude Puel nuk ishte në bord

Mbrëmjen e së shtunës, ‘BBC’ spekuloi se trajneri i Leicester Cityt, Claude Puel, ishte në helikopter, transmeton portali arbresh.info.

Ende mbetet e paqartë se na erdhën këto thashetheme në lidhje me Puelin.

Megjithatë, mediat në Francë kanë konfirmuar të dielën se Pueli nuk ishte aty.

https://twitter.com/GFFN/status/1056480132972580865

Përveç kësaj, gruaja e Puelit mësohet gjithashtu se nuk ka qenë në helikopter ashtu siç thuhej.

Jacky Bonnevay konfirmon se është në rregull

Asistenti i trajnerit të Leicesterit, Jacky Bonnevay ka konfirmuar gjithashtu se është në gjendje të mirë.

Bonnevay ka shfrytëzuar llogarinë e tij në rrjetin social Twitter pas incidentit tragjik duke shkruar thjeshtë: “Leicesteri në lot”./arbresh.info/

https://twitter.com/JackyBonnevay/status/1056493798937817088

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme