Në Katar është hapur për publikun një nga stadiumet më të bukur, që do të shërbejë për Kupën e Botës 2022.
Një ceremoni inaugurimi spekakolare në Doha për stadiumin “Ahmad Bin Ali”, i cili mban 40 mijë spektatorë dhe gjendet vetëm 24 kilometra larg kryeqytetit rreth të cilit janë ndërtuar shumë impiante të tilla për të pritur aktivitetin, transmeton Syri.net
I pranishëm ishte sheiku Tamim Bin Hamad Al Thani, e sigurisht edhe presidenti i FIFA-s, Xhani Infantino, në këtë ndeshje që u ndoq nga 20 mijë spektatorë, të gjithë të testuar më përpara për COVID-19.
Infantino foli me elozhe për këtë stadium dhe komfirmoi përsëri se Katari është gati për Botërorin, ndonëse ka edhe dy vite që na ndajnë nga aktivitetit në fjalë, i pari që zhvillohet në një vend të Lindjes së Mesme./Arbresh.info/
Protesta në të gjithë vendin për djegien e pemës së Krishtli...
Një delegacion nga SPAK vizituan Zyrën e Kryeprokurorit të S...
Përmes veturës intelegjente policia identifikon 30 vetura të...
Djali i Donald Trump poston një foto të babait të tij ‘duke ...
Gresa e imiton Rovenën
Panik në kullën Eifel, zjarr në ashensor