Immobile mungon në derbin në Romë?

12:48 | 2 Mars 2019
Arbresh Info

Raporte të ndryshme pretendojnë se sulmuesi i Lazios, Ciro Immobile, është duke pasur probleme me kofshë dhe mund të mungoj në derbin e sotëm (e shtunë) kundër Romas.

“Derby della Capitale” zhvillohet në ora 20:30, transmeton portali arbresh.info.

Trajneri Simone Inzaghi ka konfirmuar se Immobile “nuk ishte 100 për qind i gatshëm” pas barazimit në gjysmëfinalen 0 me 0 në Kupë të Mbretit kundër Milanit mbrëmjen e së martës.

Bazuar në raportet e fundit, Immobile vazhdon të ketë dhimbje dhe probleme muskulore në kofshën e tij dhe mund të humbas ndeshjen e madhe.

Joaquin Correa mund të jetë në vend të tij partner i Felipe Caicedos në sulm./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme