Ciro Immobile duket se ka tërhequr vëmendjen e trajnerit të Tottenhamit, Jose Mourinho.
Portugezi që drejton Spurs-at ka kohë që kërkon një përforcim për reaprtin e avancuar dhe sipas mediave italiane, numri një i stolit anglez gjatë merkatos së verës do të synojë pikërisht sulmuesin e Lazios.
Gjithsesi, londinezët nuk do ta kenë të lehtë të bindin presidentin e italianëve, Lotito, të lërë të lirë 31-vjeçarin, i cili këtë sezon me fanellën bardhekaltër ka realizuar 14 gola në 22 aktivizime.